Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Ndjenjat e kundërshtimit nga mosha 1-2 vjec

Print PDF

Për fëmijën , që ka shumë dëshirë t’I ndajë kënaqësitë e tij me nënën, të ketë miratimin dhe pjesmarrjen e saj , ka një burim zhgënjimi dhe zemërimi.Është hera e parë që fëmija ndërgjegjsohet plotësisht se nëna e tij do që ai të bëjë gjëra të cilat ai nuk dëshiron t’I bëjë, që ajo nuk dëshiron ta lejojë të bëjë çfarë të dojë.



Burimet e frustrimeve
•    Në shumicën e rasteve fëmija nuk di shumë mirë t’I njohë , as t’i shprehë, as t’i plotësoje nevojat e tij : psh kur ka uri, nuk kërkon të hajë , por ndjen një tension, bëhet grindavec, I padurueshëm, ka të gjitha llojet e nevojave, prej të cilave nuk ndien kënaqësi edhe nëse ato përmbushen.Ai kërkon të pamundurën, I mban mëri nënës së tij.Është ajo që e di nëse ai ka nevojë të hajë ose të flerë.Ai jo vetëm që nuk e di këtë gjë, por edhe I kundërvihet asaj, qan kur nëna I sjell për të ngrënë ose kur e vendos për të fjetur , duke e kuptuar ndërhyrjen amësore, fillimisht, si kundërshtim.Më pas , humori I tij vendoset si me magji, pa qënë I ndërgjegjshëm as për atë që e ka zëvendësuar me të vërtetë, as për atë që e ka ngushëlluar.
•    Ambicia e fëmijës  shpesh dështon për shkak të mundësive të tij të pakta.Ai dëshiron që të bëjë shumë gjëra, të cilat nuk është ende në gjëndje t’I bëjë; kur ai ndesh një pamundësi, kjo gjë I shkakton mërzi dhe zemërim.Ai kthehet drejt të rriturit për të kërkuar ndihmë; nëse kjo ndihmë nuk I vjen menjëherë, ai inatoset; ai e bën atë përgjegjës për humbjen.Përveç kësaj, ai shpesh e do dhe nuk e do këtë ndihmë menjëherë, sepse ai mendon se do t’ia dalë vërtet “vetëm”.
•    Së fundi, shumë gjëra që fëmija do të donte të bënte , I ndalohen; ato janë të rrezikshme, ato nuk I pëlqejnë nënës së tij.Për fëmijën, që në planin efektiv varet nga nëna e tij, të gjitha këto kufizime që ajo I imponon atij, janë të dhimbshme; pak rëndësi ka për fëmijën nëse këto kërkesa janë të destinuara ta mbrojnë dhe ta ndihmojnë atë; ai nuk I do këto, dhe ai e ndien që është nëna që ia imponon.Nga ky fakt lindin ndjenjat e kundërshtimit.

 

Referenca:
David, Miriam., Jeta afektive dhe probleme familjare 0-2 vjeç, Botim I Shoqatës se Psikologëve  “Kthim ne vetvete”, 1988.