Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Si të sillemi me xhelozinë vëllazërore?

Si duhet të sillen prindërit kur fëmija e tyre është xheloz ndaj motrës/vëllait më të vogël? Do të ishte krejtësisht I gabuar reagimi I ashpër ndaj sjelljes grindavece dhe agresive të fëmijës.Ata duhet shumë më tepër të mundohen të kapin, sa më mirë që të jetë e mundur, pasigurinë emocionale të fëmijës dhe të ndërtojnë një lidhje të balancuar me të dy fëmijët.Të kuptohemi mirë: marrëdhënie të barabarta jo nga këndvështrimi I prindërve, por nga ai I fëmijës! Kjo është një sipërmarrje e vështirë dhe shpesh herë për arsye të ndryshme, vetëm pjesërisht e realizueshme.

 

Konkretisht: Cfarë mund të bëjnë prindërit?


Të bëjë lojën e bebit: Kur fëmija kthehet në regresion, prindërit duhet që ta trajtojnë këtë sjellje me mirëkuptim.Nuk ndihmon për asgjë, thirrja që ata I bëjnë moshës dhe logjikës së tij.Nëqoftëse se prindërit heqin dorë nga përkushtimi për fëmijën, ky I fundit e përjeton këtë si mohim dhe xhelozia shtohet edhe më shumë.Nëse fëmijës I jepet mundësia të bëjë përvojën se I lejohet të pijë nga shishja dhe të mblidhet në pelena njësoj si bebi, ai mund ta kalojë më lehtë pasigurinë dhe të kthehet më shpejt në sjelljen që I përket moshës së tij.

Të përfshihet edhe ai në përkujdesjen ndaj bebit: Shpesh është shumë ndihmëdhënëse kur fëmija më I madh përshihet edhe ai në përkujdesjen e bebit dhe të ketë mundësinë të luajë rolin e nënës.Këto përvoja të hershme në shoqërinë me bebin dhe përkujdesjen ndaj tij mund të veprojnë jo vetëm me efekt në pakësimin e xhelozisë , por edhe pozitivisht tek një amësi apo atësi në të ardhmen.Këtë e vërtetojnë vëzhgimet e bëra në shoqëritë në të cilat fëmijët më të rritur përfshihen më tepër në përkujdesjen e motrave/vëllezërve.

Shëtitjet me fëmijën: Një mënyrë shumë frytdhënëse për t’I treguar fëmijës më të rritur se prindërit e duan po aq shumë sa edhe bebin, janë aktivitetet vetëm me të.Vec kësaj, kjo është një mundësi e mirë që I jepet babait për të lehtësuar nënën.

Sjellja e mjedisit: Nëse familja ndodhet diku për vizitë, bebi vihet atje në qëndër të vëmendjes.Ai mrekullohet nga të gjithë dhe është tema numër një e bisedës.Si person I jashtëm, mund ta gëzosh shumë fëmijën duke e përshëndetur atë të parin dhe duke u marrë me të.Fëmija do të të falenderojë duke ardhur shpesh herë pranë teje.

Kanosje në territorin e motrës/vëllait: Sapo fëmija nis të ecë, fëmijët më të rritur përjetojnë një formë të re kanosje: Motra ose vëllai I vogël nis të futet në territorin  e tyre.Bebi nuk tregon aspak mirëkuptim për lojën e ndërtuar të vëllait më të madh.Ai pushpurit me plot shije kukullën e motrës.Kjo zgjon agresion te motra.Ata e këshillojnë bebin dhe meqenëse kjo gjë nuk sjell rezultat, ata I bërtasin dhe në rastin më të keq, I gjuajnë.Por bebi di të mbrohet: ai çirret sa ka në fyt, gjë që e bën mamin të vijë menjëherë.Një reagim I natyrshëm është që nëna I bërtet fëmijës më të madh duke I thënë: “Bebi nuk di akoma se çfarë ben! Bebi nuk goditet! ”Kjo mënyrë mund të jetë e shumta një herë suksesshme por në shumicën e rasteve nuk është.Bërtitjen e nënës fëmijët e përjetojnë si mohim dhe e kuptojnë si parapëlqim të bebit ( nga ana e nënës), gjë që nuk ua shton dashurinë për bebin.Ai ka për të ulëritur edhe atëherë kur bebi nuk I ka bërë gjë.Një taktikë kjo e  shkëlqyer për të realizuar vullnetin e tij tek nëna.
Nuk ekziston asnjë zgjidhje e gjithëvlershme edukimi për situata të tilla.Sipas përvojës, ka më pak fërkime kur prindërit, sa më tepër që të jetë e mundur, t’ua lënë fëmijëve vetë në dorë sesi ata do të japin e marrin me njëri-tjetrin.Kur prindërit u japin përgjegjsi fëmijëve më të rritur për tu kujdesur për bebin, ata do të jenë më të gatshëm  për të gjetur rrugë dhe mënyra për të komunikuar me bebin.Edhe pse bebi duhet ti nënshtrohet “diktatit” të motrës/vëllait më të madh, këta të fundit nuk janë ato lloj diktatorësh prej të cilit bebi duhet mbrojtur.Motra apo vëllai mund të shërbejë si mësues.

Referencë:
Largo, Remo H., Vitet e foshnjërisë, Shtëpia Botuese “Uegen”, Tirane, 2000.