Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Besimi tek fëmijët

Print PDF

Për të krijuar besim, një fëmijë duhet të ndihet I sigurt, si në planin fizik, ashtu edhe në atë ndjesor.Nëse fëmija vuan pasigurinë, nuk ka pikë vlere fakti që I thua se është I bukur apo I sjellshëm.Të gjitha komplimentet që I bëni do të rrëshqasin si uji mbi xham.

Fëmija ka nevojë që ju të përcaktoni zakone të qëndrueshme në lidhje me ushqimin, gjumin, përkujdesjen trupore, shëtitjet.Këto zakone bëjnë të mundur që ai të ndihet I sigurtë dhe të përcaktojë një pozicion në kohë dhe hapësirë.Nuk ka asgjë më të vështirë për një fëmijë sesa përjetimi I ndryshimeve të shpeshta.Kur puna I detyron prindërit të kenë orare jo të qëndrueshme, duhet të gjejnë mundësinë që, të paktën, të kenë në shtëpi një kujdestare fëmijësh, e cila t’I respektojë ritmet dhe zakonet e përcaktuara.

Një fëmijë ka nevojë për të dy prindërit, por jo gjatë gjithë kohës.Sa më shumë rritet, aq më shumë largohet prej tyre.Megjithatë, nuk mund të ndjejë dashuri dhe siguri, nëse prindërit nuk rrinë në shtëpi aq sa duhet.Lidhja me ta krijohet vetëm me një prani të përditshme.Duhet të rrijmë e të punojmë me fëmijën:të ndajmë me të disa caste të ditës (zgjimin, ngrënien e vakteve..), të kryejme së bashku veprimtari të përshtatshme për moshën e tij, t’I organizojmë gjërat që të përjetojë sa më pak ndryshime.

Në lidhje me ndryshimet, duhet ditur se ato u krijojnë ankth edhe të porsalindurve.Fëmija ka nevojë për qëndrueshmeri.Ndërrimi I shpeshtë I vendbanimeve, I kujdestarëve apo I cerdheve, ose format e crregullta të mbajtjes ( të tipit dy ditë tek njëri, tre ditë tek tjetri), ndryshimet e papritura të orareve, që të gjitha këto krijojnë pasiguri që dëmton zhvillimin e fëmijës.Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh se ndryshimet janë të pashmangshme.Janë pjesë të domosdoshme të jetës, që një fëmijë të jetë I aftë ta zhvillojë mekanizmin e përshtatjes.Fëmijet që janë rritur të mbrojtur nën një këmbanë qelqi, do të ndihen shumë të pambrojtur në castin që do të filojnë shkollën.

Në ditët e sotme, shumë fëmijë çorientohen nga dëshira e forte e prindërve për t’I parë arritjet e tyre gjithmonë e më shpejt.Ndaj nuk duhet të habiteni që, gjithnjë e më shumë, fëmijët vuajnë nga ulcera gastrike, pagjumësia, ankthi e depresioni.Fëmijët kanë të drejtë t’u respektohen ritmet e tyre.Nuk ka pikë vlere ta stërmundosh një bimë, si e si të nxjerrë lule, e , pasi të shpërthejë, të thahet.

Sot prindërit flasin më shumë me fëmijët e tyre dhe kjo është një gjë e mirë.Kështu, u mësojmë të vegjëlve si të shprehen, si të ndihen të rëndësishëm dhe të komunikojnë pa mbrojtje.Megjithatë, e folura jo gjithmonë është mjeti me I vlefshëm për të kontrolluar disa prej sjelljeve të tyre, ose për t’I ndihmuar të kenë sjellje të pranueshme.
Pjesa më e madhe e prindërve , druhen se mos I tmerrojnë fëmijët, duke I disiplinuar.Kjo frikë vjen nga fakti se fjala disipline ka një ngjyrim negativ, që shpeshhere u referohet dënimeve trupore, si të ishte një lloj rreptësie dhe lufte pushteti.Megjithatë, disiplina është vërtet e nevojshme për lumturinë e fëmijëve.Ajo u mëson atyre deri ku shkojnë caqet e tyre dhe se ku fillojnë ato të prindërve, shmangin rreziqet, mësojnë se si t’u pëlqesh edhe të tjerëve dhe se si të mendosh përpara se të veprosh, në mënyrë që të jetosh në një klimë sa më harmonike.
Nuk bëhet fjalë për të dënuar fëmijën, por për ta udhëhequr: jo për ta detyruar, por për ti mësuar disa vlera.

Ja shtatë mënyrat për të jetuar në harmoni me fëmijët e vegjël:

  • Të përqëndroheni në disa rregulla të rëndësishme
  • T’ia ushqeni ndjenjat
  • Të jeni të njëtrajtshëm
  • T’I ngarkoni përgjegjësi
  • Të lini që fëmija t’I marrë vendimet e tij të vogla
  • Të thoni “jo” në mënyrë të qartë.
  • Të jeni më dorëlëshuar në lidhje me gjërat që kanë rëndësi të dorës së dytë.

 

Referencë:
Laporte, Danielle, Vetvlerësimi I fëmijëve 0-6 vjec,Shtëpia botuese Botart, 2006, Tirane