Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Ushqyerja me gji

Print PDF

orange_mozaic

 

Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji

• Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes.

• Të vihet fëmija në gji sa herë të dojë, pa ndjekur një orar të caktuar.

• Ushqimet plotësuese duhet të fillohen pas muajit të 6-të të lindjes.

• Të vazhdohet ushqyerja me gji deri në moshën 2 vjeç ose më shumë, kur kjo është e mundur.

• Ushqeni fëmijën tuaj vetëm me qumësht gjiri deri në 6 muaj.

• Në rast se nëna nuk mund ta ushqejë fëmijën me gji, ajo mund ta ushqejë atë me qumështin e gjirit të shtrydhur, ose me qumështin e kutive (qumështin e përgatitur për fëmijë që ofrohet në farmaci). Në këto raste, ai duhet të jepet me filxhan dhe jo me biberon. Biberoni mund të mbartë mikrobe të mjedisit dhe është i vështirë për t’u pastruar plotësisht (pasi duhet sterilizuar pas do pirje). Gjithashtu, biberoni mund të dëmtoje qiellzën nga kontakti i afërt me të dhe të krijojë dëmtime të të folurit në të ardhmen.

Këshillë për nënat:

Ushqyerja me qumësht artificial ose atë të bagëtive mund të kërcënojë shëndetin e foshnjës.

 

Të dhënat tregojnë se fëmijët që ushqehen me gji sëmuren shumë herë më pak nga:

• Diarrhea;

• Infeksionet e rrugëve te frymëmarrjes;

• Meningiti;

• Infeksioni i veshit të mesëm;

• Kariesi dentar (prishja e dhëmbëve)

• Alergjitë (pasi qumështi i lopës mund të

japë alergji).

• Tek këta fëmijë është parë ulje e rrezikut nga Sindroma e Vdekjes së Papritur tek i Porsalinduri.

Përse duhet të zgjedhim ushqyerjen me gji?

• Sot shumë gra në botë zgjedhin ushqyerjen me gji për fëmijët e tyre, sepse Qumështi i

gjirit:

• Është ushqimi i më i mirë për foshnjën.

• Ai i vetëm, është i mjaftueshëm për mirërritjen e fëmijës në gjashtë muajt e parë të jetës.

• Është prodhimi më i përshtatshëm biokimikisht.

• Ka temperaturën e përshtatshme.

• Është steril.

• Mbron fëmijën nga infeksionet në dy drejtime:

- Nuk ka nevojë të përgatitet (pra nuk mund të ndotet).

- Nëpërmjet qumështit të gjirit, fëmija merr antitrupat e gatshme, të cilat e mbrojnë atë nga shumë sëmundje.

• Ka në përbërje disa faktorë rritje që ndihmojnë në zhvillimin e Sistemit Imunitar, në Sistemin Nervor Qendror etj.

• Nëpërmjet thithjes së gjirit nxitet zhvillimi i muskujve të fytyrës duke ndihmuar më vonë në zhvillimin e të folurit korrekt.

• Krijon lidhje shumë të mira emocionale midis foshnjes dhe nënës.

• Me anë të ushqyerjes me gji, parandalohet hemorragjia pas lindjes, duke e kthyer uterusin (mitrën) në gjendjen e mëparshme.

• Sigurohet falas, ndryshe nga qumështet artificiale (formulat), të cilat duhet të blihen në farmaci.