Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Regjistrimi i fëmijës pas lindjes

Print PDF

margarita

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND?

Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kështu mundësinë të përfitojë të gjitha të drejtat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore si edhe mundësine të përfitojë nga sistemi I përkujdesjes shëndetsore dhe sistemi I vaksinimit.

PASOJAT E MOS-REGJISTRIMIT TË FËMIJËS TUAJ

Nëse fëmija juaj nuk është I regjistruar ai/ajo:

  • - Nuk mund të përfitojë nga sistemi I arsimimit parashkollor (kopësht, cerdhe) dhe nga ai shkollor.
  • - Kur të rriten ata nuk do të përfitojnë ndihma ekonomike për të papunët, nëse do të jenë të papunë.
  • - Edhe nëse do të jenë në marrëdhënie pune, puna e tyre nuk do të regjistrohet, kështu që ata nuk do të përfitojnë nga pensioni.
REGJISTRIMI I LINDJES SË FËMIJËS ËSHTË TEPER I RËNDËSISHËM!!!
BËJENI ATË NË KOHËN E DUHUR!

 

KUR MUND TE BËHET REGJISTRIMI LINDJES SË FËMIJËS?

Deklarimi I lindjes bëhet brenda 15-30 ditëve nga lindja e fëmijës.

Nëse kjo kohë ka kaluar, atëherë lindja vërtetohet vetëm me vendim të Gjykatës së Rrethit.

 

Si ta regjistroj fëmijën tim në gjëndjen civile?

Regjistrimi I fëmijës në zyrën e gjëndjes civile e bën atë shtetas shqiptar, me të gjitha të drejtat kushtetuese.Kujdesi për fëmijën duhet të fillojë që me shtrimin e nënës në qëndrat shëndetsore. Në rradhë të parë nëna duhet të pajiset me letërnjoftim, në mënyrë që ajo të identifikohet saktësisht në maternitet.
Kush mund ta regjistrojë fëmijën në gjëndjen  civile?
•    Nëna e fëmijës
•    Babai I fëmijës, nëse ai ka martesë ligjore me nënën
•    Personat madhorë që janë në fletën familjare të nënës së fëmijës.

Për fëmijët e lindur në maternitet:

Nëna! Merrni me vehte në maternitet letërnjoftimin tuaj, ose në mungesë të tij, merrni nga zyra juaj e gjëndjes civile Numrin tuaj të Identitetit. Regjistrimi I rregullt I nënës në maternitet, me emrin dhe mbiemrin e saktë është kushti I parë për regjistrimin e rregullt të fëmijës. Nëse të dhënat e nënës nuk janë të sakta, regjistrimi I fëmijës mund të kërkojë një proçes më të vështirë. Shërbimi ligjor falas Tiranë është I gatshëm të ndihmojë dhe të ndjekë të gjitha proçedurat administrative dhe gjyqësore për regjistrimin e fëmijës tuaj.

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë
Rruga “Sami Frashëri”, 4 kullat
Seksioni III, Apartamenti 1A
Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 2253 114
ëëë.tlas.org.al
Të gjitha shërbimet ligjore janë Falas.

 

Ju lutemi shpërndajeni këtë informacion.