Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

KOMUNIKIMI ME FËMIJËN

Print PDF



Të dëgjosh dhe të flasësh me fëmijën që nga momenti I lindjes e ndihmon:
• të zhvillojë aftësitë gjuhësore
• të aftësohet të shprehë veten
• të krijojë marrëdhenie të mira.
Zhvillimi më I madh I trurit ndodh nga lindja deri në moshën 2 vjecare, kështu që fëmijët kanë nevojë të stimulohen po aq sa të ushqehen. Mënyra më e mirë për të stimuluar fëmijën është të flisni sa më shume me të.
Të dëgjosh dhe të flasësh me fëmijën sjell një përfitim të dyanshëm.Fëmija do te ndjehet I vlerësuar dhe I dashur dhe të dy së bashku do të formoni bazën e një marrëdhënie të fortë me njëri-tjetrin.
Nuk është nevoja të jeni ekspert për të ndihmuar fëmijën të zhvillojë aftësi të mira gjuhësore.E gjitha  c’ka keni nevojë është të keni dëshiren dhe vullnetin për të folur me fëmijen sa herë të mundeni.

Bebet mund të komunikojnë përpara se të flasin dhe dëshirojnë të ndërveprojne me njerëzit, vecanërisht me familjen.Duke lëvizur buzët, duke belbëzuar ose duke qeshur, fëmija po ndan një ekperiencë me ju dhe dëshiron të marrë një përgjigje.Kurdoherë që mundeni, shikojeni, buzëqeshini dhe flitini.

Fjala ime e parë
• Kur jam rreth 12 muajsh. Pas një muaji do të flas më tepër se 6 fjalë.
Unë flas rreth 50 fjalë
• Kur jam 18 muajsh, do të vësh re se fjalori im do të shpërthejë.
Fjalia ime e parë
Midis 18 dhe 24 muajsh, do të them fjalinë time të parë.Nuk do të jetë korrekte por tregon shumë për zhvillimin tim gjuhësor.Stimulimi në këtë periudhë është shumë I rëndësishëm për mua që të kuptoj më mirë gjuhën.

1. Flisni me fëmijën ndërsa luani bashkë.
2. Argëtohuni me këngë ritmike për fëmijë, sidomos ato me lëvizje.
3. Inkurajoni fëmijën të dëgjojë tinguj të ndryshëm, sic janë ato të kafshëve.
4. Tërhiq vëmendjen e fëmijës kur dëshiron t’I flasësh.
5. Pasuroni fjalorin duke I dhënë disa mundësi zgjedhjeje: “Dëshiron qumësht apo lëng frutash?”.
6. Flisni për gjërat në momentin që ndodhin, psh kur po vendosni shpenzimet nëpër vende.
7. Dëgjojeni me kujdes dhe jepi kohë fëmijës të përfundojë fjalinë.Flisni me rradhë.
8. Gjithmonë përgjigjuni në disa forma kur fëmija thotë dicka.
9. Ndihmoje fëmijën të përdorë më shumë fjalë psh.kur ai thotë “top”, ju mund të thoni : “Po, një top I kuq”.
10. Sa herë që fëmija thotë dicka të pasaktë, korrigjojeni menjëherë.
11. Gjeni kohën për të luajtur së bashku  me lodra dhe libra me piktura.
12. Kufizoni shikimin e televizorit.Përpiquni të shikoni televizor bashkë, kështu mund të flisni se për cfarë ndodh.

Vlera e komunikimit:

1. Do të ndihmoni fëmijën të mësojë të flasë, përmes dëgjimit të zërit tuaj bebet mësojnë gjuhën.
2. Do të stimuloni trurin e fëmijës,duke e ndihmuar të forcojë aftësinë e të mësuarit.
3. Do të ndihmoni fëmijën të bëhet një lexues dhe shkrues I mirë.
4. Do të ndihmoni fëmijën të zhvillojë aftësitë sociale dhe marrëdhënie të mira.
5. Do t’I tregoni fëmijës se e doni dhe e respektoni, duke I rritur vetvlerësimin.
6. Do ‘të ndihmojë prindërit dhe fëmijën të krijojnë një lidhje të ngushtë, ku komunikimi është baza e kësaj marrëdhënie.