Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

A është fëmija juaj hiperaktiv?

Print PDF


Prindërit shpesh pyesin veten :” A është fëmija im thjesht shumë aktiv, apo është një fëmijë hiperaktiv që ka nevojë për trajtim? Këtu paraqitet një listë kontrolli mbi tregues që flasin se nevojitet trajtim nga një profesionist.


•    Fëmija juaj kalon nga një veprimtari e papërfunduar në tjetrën, në një nivel jo të përshtatshëm për moshën e tij.
•    Atij I tërhiqet lehtë vëmendja nga aktivitetet e përditshme nëpër shtëpi.
•    Ai ka vështirësi për t’u përqëndruar në një detyrë, punë apo bashkëbisedim.
•    Ai është I paorganizuar, humbet lodra, rroba.
•    Ai vonohet në shkollë, nuk kthehet në shtëpi në kohën e duhur.
•    Ai nuk dëgjon me vëmendje, e humbet drejtimin, nuk I mbaron detyrat e shtëpisë.
•    Ai shpesh flet tema pa lidhje apo që nuk kanë të bëjnë fare.
•    Ai acarohet lehtë, reagon në mënyrë të papërshtatshme ndaj shqetësimeve të parëndësishme.
•    Ai ndërpret dhe jep përgjigje pyetjeve përpara se ato të jenë përfunduar.
•    Ai ka vështirësi për të dëgjuar dhe për të ndjekur udhëzime.
•    Ai e ka të vështirë të dëgjojë një tregim deri në fund.
•    Ai turret në një aktivitet para se të marrë të gjitha udhëzimet.
•    Ai përfshihet në aktivitete të rrezikshme fizikisht pa marrë në konsideratë pasojat e mundshme.
•    Ai e ka të vështirë të luajë në grup, bën liderin, është agresiv.

Ndërkohë që shumica e fëmijëve I paraqesin disa nga këto shenja në disa raste, fëmijët hiperaktivë I shfaqin shumicën e tyre në shumicën e kohës.Nëse keni shënuar afërsisht gjysmat e këtyre pikave dhe fëmija juaj I ka shfaqur këto sjellje për të paktën 6 muaj, merreni në konsideratë këshillimin me mjekun tuaj apo me psikologun e shkollës.

Reference:
Sears W.,Sears M., Libri I disiplinës, Titulli origjinal “The discipline book”, Shtëpia Botuese Botart.