Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Shëndeti mendor I gruas dhe zhvillimi e shëndeti I fëmijës.

Problemet e shëndetit mendor të gruas përbëjnë një shqetësim të madh human, social dhe ekonomik. Arsyeja pse vihet theksi tek problemet e gruas është sepse ato prekin aftësinë e saj në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

 

Fakte:

  • Depresioni dhe ankthi është përafërsisht dy herë më I përhapur tek gratë se tek meshkujt dhe ka propabilitet më të madh të ndodhe nga puberteti në menopauzë, konsideruar si periudha kryesore e rritjes së fëmijëve.
  • Studimet për depresionin dhe ankthin tregojnë se këto çrregullime ndodhin përafërsisht 5 % te gratë jo shtatzanë, 8-10% tek gratë shtatzanë dhe 13 % në periudhën që pason lindjen.
  • Psikozat, janë më të rralla dhe ndodhin në 1 ose çdo 2 gra për 1000 lindje.Shfaqja e psikozave pas lindjes mund të jetë më e lartë në vendet pak të zhvilluara , ku infeksionet mund të kontribuojnë në shfaqjen e tyre.


Cilët rrezikohen prej këtyre çrregullimeve?

Normalisht çdo grua mund të vuajë nga këto çrregullime gjatë shtatzanisë dhe në vitin e parë pas lindjes por varfëria, stresi ekstrem, ekspozimi ndaj dhunës, situatat konfliktuale, fatkeqësitë natyrore dhe mbështjetja e vogel sociale në përgjithësi mund të rrisin rrezikun për çrregullime specifike.

Pasojat e çrregullimeve mendore të gruas gjatë shtatzanisë

Gjatë shtatzanisë gruaja ka të ngjarë të ushqehet dhe të flejë më pak dhe mund të mos marrë shtimin e nevojshëm në peshë.Ajo ka më pak të ngjarë të marrë kujdes prenatal, ka më shumë të ngjarë të përdorë substanca të dëmshme si alkol, cigare dhe drogë dhe mund të përpiqet të dëmtojë ose të vrasë veten.
Hormonet e stresit rriten gjatë çrregullimit mendor matern dhe mund të kenë edhe efekte tek nëna ( e predispozojne atë për presion të lartë të gjakut. Pre- eklampsi, lindje të parakohshme dhe të vështirë) dhe në zhvillimin e bebit, I cili mund të jetë I vogël për moshën.

Efektet e çregullimit mendor pas lindjes , tek gruaja, foshnja dhe familja

Pas lindjes, nëna e depresuar mund të dështojë në përpjekjet e saj për tu ushqyer dhe kujdesur për veten.Kjo mund të rrisë rezikun e infeksioneve dhe anemisë.Rreziku I vetvrasjes duhet marrë në konsideratë.
Foshnja mund të jetë shumë I ndjeshëm ndaj ambjentit dhe cilësisë së kujdesit sidomos kur nëna ka një humor të ulët, tërheqje sociale, irritim dhe ndjenja pashpresshmërie.
Crregullimet e gjata ose të ashpra mund të dëmtojnë lidhjen nënë fëmijë, ushqyerjen me gji dhe kujdesin parësor.Nënat e depresuara dhe ankthioze I shohin më pak fytyrat e foshnjeve të tyre, janë më pak në gjëndje të kuptojnë emocionet e fëmijës dhe si pasojë u përgjigjen më pak nevojave të bebeve.

  • Foshnjet e nënave me depresion kronik tregohen më pak të shoqërueshëm me të panjohurit, kanë me pak shprehje faciale, qeshin më pak, qajnë më shumë dhe janë më të irrituar se fëmijët e tjerë.
  • Fëmijët e nënave me depresion kronik nuk marrin rezultate të mira në testet e të menduarit dhe inteligjencës në moshën 18 muajshe dhe kjo vihet re sidomos në zhvillimin gjuhësor të meshkujve.
  • Fëmijët e nënave me depresion janë më të shpërqëndruar, luajnë më pak dhe kanë më pak shoqëri në moshën 5 vjeçare.

Crregullimet mendore të nënës mund të kenë efekte serioze në marrëdhëniet martesore, sidomos në rastet e çrregullimeve të zgjatura.Kjo mund të shkaktojë ndarje ose abuzim nga ana e partnerit.
Fakti shpresëdhënës është se 70-80% e grave me çrregullime mendore mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme.

Referencë:
Organizata Botërore e Shëndetsisë

Anketa

Cilat burime përdorni për të kuptuar zhvillimin e fëmijës tuaj?






Na Kontaktoni

Zyra e Keshillimit Psikosocial

Zyra e Këshillimit Psikosocial
Materniteti Koco Gliozheni
Tiranë, Shqipëri
Email : info@prinderimi.org