Për Ne

Përshëndetje juve.

Unë jam Gentiana Osmani nënë e dy vajzave, në vitin 2020 në kohën e pandemisë u frymëzova të hap grupin “PRINDËRIMI” pasi që ishte e pamundur të dalim jashtë dhe të takojmë të tjerët atëherë e fillova këtë grup që të mbajmë njëri tjetrin afër dhe të shtjellojmë problemet dhe dilemat tona si prindër që i kemi që janë të pafundme.
Që atëherë ky grup morri hovë të madhë ku sot posedon 60 mijë anëtarë Shqipëtarë nga e gjithë bota kryesishtë prindër.
Ky grup e ka për qëllim të ndajmë problemet dhe dilemat që na rrethojnë me të tjerët dhe t’i ndihmojmë njëri tjetrit duke i zgjedhur ato ose të pakten t’i themi njëri tjetrit një fjalë të mirë dhe të përkrahim njëri tjetrin shpirtërisht.

Grupi po rritet për ditë dhe ne po mundohem të avancohem duke sjellë gjëra të reja ku po sjellim trajnime dhe terapi të ndryshme të dobishme për shëndetin tonë mendorë për prindërit dhe shoqërinë tonë gjë që e dijmë që kemi nevojë si një shoqëri e pasluftes ku secili kemi pas përjetime të rënda por normalisht edhe të bukura.
Pjesa më e mirë? Jeni ju kur buzëqeshni dhe ndiheni të lumturë. Ju ndoshta keni tashmë furnizimet që ju nevojiten për të filluar.

Ne jemi këtu për njëri-tjetrin!

“Të shprehemi me të tjerët është momenti kur ju filloni të liroheni nga brenga.”
— Gentiana Osmani | Themeluese, CEO, PRINDERIMI

Tako Ekipen Tonë

  • Gentiana Osmani

    THEMELUESE, CEO

  • Armend Ahmeti

    TRAJNER

  • Adelina Toplica Badivuku

    TERAPISTE FAMILJARE / EKSPERTE E PRINDËRIMIT

  • Blenda Osmani

    ADMINISTRATORE

  • Flakrim Veliu

    MODERATOR

  • Drilon Demi

    ZHVILLUES SOFTUERI


Kontakt