Forcimi i lidhjes Prindër-Tinejxher gjatë sfidave të shëndetit mental

Forcimi i lidhjes Prindër-Tinejxher gjatë sfidave të shëndetit mental

Përballja me sfidat e shëndetit mendor mund të jetë e vështirë, por me mbështetje të fortë dhe lidhje të shëndetshme, tinejxherët mund të ndihen më të sigurtë për të përballuar sfidat e tyre.

Dje me datë 02.10.2024 OJQ PRINDËRIMI realizoj projektin “Forcimi i lidhjes Prindër-Tinejxher gjatë sfidave të shëndetit mental” në Shfmu “Shkëndija” në Hajvali në bashkëpunim me KLSP-Hajvalia, Policinë e Kosovës dhe terapistën familjare Adelina Toplica Badivuku.

Projekti u përkrah nga drejtoria për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Prishtinës.